Banka HSBC do t’i shuajë 35 mijë vende pune, koronavirusi ia godet fitimet - Gazeta Express
string(72) "banka-hsbc-do-ti-shuaje-35-mije-vende-pune-koronavirusi-ia-godet-fitimet"

Banka HSBC do t’i shuajë 35 mijë vende pune, koronavirusi ia godet fitimet

Gazeta Express

18/02/2020 8:33

Njëra ndër bankat më të mëdha në Azi dhe në botë, HSBC, ka thënë se do ta zvogëlojë numrin e punëtorëve për 35 mijë persona në tre vjetët e ardhshëm si pjesë e një reformimi të madh brenda gjigantit. Ky vendim erdhi pasi fitimet e bankës ranë për 33 për qind.

Banka e njohur gjithashtu e lëshoi një paralajmërim për përhapjen e koronavirusit në Azi, ku ajo e siguron fitimin më të madh, duke thënë se virusi i ri mund të ketë ndikim në performancën e HSBC-së gjatë këtij viti.

Lexo Edhe:

Të martën, zyrtarët e bankës njoftuan se fitimet e pataksuara për vitin 2019 ranë për 33 për qind në 13.3 miliardë dollarë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Shefi ekzekutiv i kësaj banke, Noel Quinn, konfirmoi se banka do ta zvogëlojë numrin e fuqisë punëtore në nivel global. Vendet e punës që do të mbyllen paraqesin 15 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve.