Ballkani Perëndimor më afër apo më larg vitit 2030? - Gazeta Express
string(50) "ballkani-perendimor-me-afer-apo-me-larg-vitit-2030"

Ballkani Perëndimor më afër apo më larg vitit 2030?

OP/ED

Gazeta Express

07/09/2023 9:38

Shkruan: Arben Malaj

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Bashkimit Evropian (BE) u shpreh qartë në Samitin e Selanikut 2003. Kanë kaluar 20 vite hapa pozitivë janë hedhur në integrimin euroatlantik të BP-rë.Tre nga 6 vendeve të janë anëtarë të NATO-s, Shqipëria (2009), Mali i Zi (2017) dhe Maqedonia e Veriut (2020). Ndërsa në procesin e integrimit në BE – hapat janë të ngadalshme. Vetëm Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013. Ndërsa vendet e tjera të BP-rë janë në faza të ndryshme të këtij procesi. 

Lexo Edhe:

Shpesh është bërë pyetja nëse vendet e BP-rë do të anëtarësohen sipas meritës apo të gjitha në grup. Zgjidhja më e mirë dhe më e mundshme është anëtarësimi në grup. Kjo për shkak se vendet e BP trashëgojnë konflikte të ndryshme mes njëri-tjetrit. Sistemi i votimit për fazat e integrimit për miratimin e vendeve të reja bazohet në parimin e vetos/ bllokimit. Pavarësisht optimizmit për të reduktuar vendimmarrjen me veto dhe për ta zëvendësuar atë me votim me shumicë të cilësuar, është e vështirë të shpresohet se vendet e BE-së janë gati për këtë ndryshim të madh, të domosdoshëm, por shumë të vështirë.

Kjo për shkak se ka vende në BE që duhet ta miratojnë këtë ndryshim përmes një referendumi kombëtar. Ndërsa rreziku i bllokimit të anëtarësimit në grup është i lartë dhe po bëhet edhe më serioz në zhvillimet e fundit ku Bullgaria deklaron bllokimin dhe Serbia vazhdone ushqen me fanatizëm nacionalizmin serb brenda vendit edhe në Republikë Serbe të Bosnjë-Hercegovinës. Deklarata e presidentit serb Vuçic se ai nuk e njeh shpalljen non grata” të Dodik nga SHBA verteton rrënjët nacionalizmit te që Serbia kërkon të ushqejë dhe keq përdor jo vetëm në BH-në.

Deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë se mund të ndikojnë në trazirat në vendet anëtare të NATO-s në BPsë, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet në Ukrainë, është një kërcënim që nuk mund të nënvlerësohet, edhe pse praktikisht është i pamundur. Bazuar në nenet 4 dhe 5 të NATO-s, sulmi ndaj një anëtari të aleancës është sulm ndaj aleancës. Kundërpërgjigja do te jete nga NATO, aleanca më e madhe e sigurisë në botë. Dobishmëria anëtarësimit në NATO u qartësua në ndërhyrjen e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Pas këtij sulmi, NATO arriti dy arritje të mëdha. E para, rriti numrin e anëtarëve të saj në 31 dhe e dyta ndërgjegjësoi domosdoshmërinë e rritjes së financimit në jo më pak se 2% të PBB-së, duke filluar nga Gjermania. Momenti i dytë që duhet sqaruar është se anëtarësimi i vendeve të BP-së në BE nuk ka asnjë kusht përsa i përket diferencës së të ardhurave për frymë. Është sqaruar që në themelimin e saj BE-ja nuk do të jetë një klub i të pasurve, por një aleancë e vlerave dhe parimeve më të mira të përcaktuara në kriteret e Kopenhagen1993.

Treguesi i konvergjencës/catch-up ka të bëjë me politikat rishpërndarëse të BE, ku vendet grupohen në kontribues neto dhe përfitues neto. Vendet më pak të zhvilluara brenda BE-së, por edhe rajonet brenda vendeve të saj do të jenë perfituese neto derisa të ardhurat e tyre për frymë të arrijnë 75% të të ardhurave mesatare për frymë të vendeve të BE-së. Përse anëtarësimi i BP-rë në BE deri në vitin 2030 duket i vështirë por jo i pamundur. Le të analizojmë vendet anëtare të Ballkanit Perndimore. Bosnja dhe Hercegovina ka hapa prapa në procesin e integrimit. Mbështetja e nacionalizmit serb jo vetëm nga brenda BH-s, por edhe nga Serbia, e cila herë pas here trazon prushin e pashuar të konflikteve. Ne BH-në është rritur mbështetja personale nacionaliste midis Putinit dhe Dodik.

Masakra e Serbrenicës në korrik 1995 me vrasjen e rreth 8000 mylymanëve boshnjakë është një plagë e hapur që ende rrjedh gjak. Serbia ka një garë publike me thelb nacionalist, jo vetëm për interesa elektorale apo për mbijetesë politike. Shpresat se presidenti Vuçiq mund të ridimensionojë partneritetin strategjik të Serbisë duket se nuk ekzistojnë. Edhe nëse BE-ja do të përdorte më shumë karotën se shkopin, anëtarësimi i veçantë i Serbisë rrit riskun se Serbia mund të bllokoj Kosovën. Fati i Serbise për anetarësimin në BE duket i pa ndashem nga ai i Kosovës. Serbia dhe Kosova mund ta bllokojnë apo pershpejtojne anetarësimin e njëkohshëm në BE.

Mali i Zi ka zhvillime positive. Qeveria e re duket se ka një profil të qartë properëndimor. Presidenti i ri deklaroj publikisht njohja e Kosovës nga Mali i Zi është e pakthyeshme. Struktura e qeverisë së re konsolidon profilin e saj perëndimor. Ekziston një rrezik real i angazhimit angazhimit ose keqpërdorimit të nacionalistëve serbe për ta ndaluar MZ në integrimin ne BE. Këtu shtohet edhe risku i ndikimit rus dhe kinez në Mal të Zi dhe në rajon. Maqedonia e Veriut është vendi që ka bërë përpjekjet më të mëdha politike për të eliminuar çdo pengesë për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Fatmirësisht faktori shqiptar në MV dhe MZ i ka lehtësuar këto sfida. Vetoja bullgare shton lodhjen nga pritshmëritë/”enlargement fatigue”. Kjo krijon pasoja negative jo vetëm në MV, por në të gjithë BP. Vetoja bullgare mund të negociohet nga angazhimi i partnerëve strategjik. Brenda BEsë të drejtat e grupeve etnike monitorohen dhe garantohen më mirë se sa kur këto vende mbeten jashtë BE-së. Kosova – pengesat për Kosovën po rriten. Duhet ofruar, prioritizuar dhe garantuar bashkëpunimi i sinqertë dhe koordinimi efikas me partnerët strategjikë. Kostot e mosbashkëpunimit po ndjehen në ekonominë e brishtë të Kosovës. Në Kosove më shumë se lufta e ashpër pozitë-opozitë, kërkohet një konsensus kombëtar për prioritetet strategjike të anëtarësimit në NATO dhe BE.

Shtetet me peshën të madhe në vendimmarrjet së BE-së, duhet të angazhohet për të hequr rrezikun e ngecjes të Kosovës, nga mos njohja si shtet i pavarur nga 5 shtete të BE-së. Mbështetja e SHBA-së për të ardhmen euroatlantike të Kosovës është e pazëvendësueshme. Shqipëria është historikisht vendi më i konsoliduar që duhet të kishte avancuar më shpejt në procesin integruese në BE. Shqipëria, edhe nëse bëhet anëtare e vetme (e ndarë nga pesë vende të tjera të BP), nuk përbën asnjë pengesë për vendet e tjera, përveç Serbisë, nëse ajo do të vazhdojë nxitjen e zjarreve nacionaliste dhe vetot e saj bllokuese ndaj Kosovës por jo vetem ndaj Kosoves.

E gjithë klasa politike në Shqipëri duhet të eliminojë çdo mos-maksimizim të bashkëpunimit me Kosovën. Këtu ka vend për përmirësim si nga lidershipi i Kosovës ashtu edhe nga lidershipi i Shqipërisë. Jetike është që analistët e (pavarur) por të mirëpaguar, të ndalojnë luftën mediatike kundër lidershipit të Kosovës. Përplasjet jo vetëm publike mes Osmanit, Kurtit dhe Ramës i kushtojnë shumë Kosovës. Shqipëria dhe Kosova janë një komb, por jemi dy shtete. Shteti i Kosovës duhet të formësohet, të ndihmohet që të konsolidohet për të ecur perpara pa u mbajtur për dore. Shqipëria duhet të përdorë çdo ndikim positive brenda rajonit dhe me partnerë strategjikë që Kosova të kapërcejë pengesat për t’u rritur dhe konsoliduar si një shtet i pavarur që garanton bashkëjetesën në harmoni mes etnive.

Në fund ka vetëm një opsion optimist për futjen në grup të vendeve të BP-së në BE, i cili kushtëzohet nga nga fati i luftës në Ukrainë dhe vizioni i BE-së përballë presioneve në rritje kundër SHBA-së dhe BE-së që po bën BRICS, i cili nqs avancon në projektin e tij e rrit shumë konkurencën në zhvillimet gjeostrategjike.