“Është shumë e dhimbshme që të shohësh komente pozitive për atë që ndodhi”
Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Artjon Bakaj. Ai ka komentuar mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e tij për katër finalistët e jo vetëm…
Si e pe veprimin e Jozit ndaj Gjestit në gjysmëfinale?
Kjo është diçka e papritur, sa jam i sigurt që dhe Jozi në sekondë të fundit e ka menduar dhe e ka marrë si veprim. Për mendimin tim faj kemi të gjithë si shoqëri, nuk ka vetëm ai, sepse jemi ne si shikues që e rikthyem në shtëpi dhe i dhamë një mundësi të dytë. Ç’është e vërteta, njerëz të tillë meritojnë të marrin shembuj që në gabimin e parë që bëjnë, që te fjala. Dhe jo të kenë një mundësi të dytë për të rikuperuar fjalën dhe për më tepër ta shpërdorojnë duke bërë një veprim të tillë. Është diçka e shëmtuar, sepse “Big Brother” ndiqet nga çfarëdolloj moshe, pa dallim. Promovimi i dhunës ka një efekt negativ shumë të madh. Ndoshta e ka rrëmbyer dhe egoja, ndoshta dhe fakti që është një person hiperaktiv. Reality show i ka të gjitha ngjyrat, edhe ato të bukurat, por edhe këto. Sepse ne shohim dhe në rrugë njerëz që zihen. Nuk është diçka aq e pamundur, është diçka që ndodh. Por nuk pritej realisht që të ndodhte në gjysmëfinale dhe në një event kaq të madh dhe kaq të mrekullueshëm. Është diçka që dënohet, e kanë dënuar shumë veta, e kanë komentuar. Të tjerë e kanë mbrojtur. Ka pasur nga të dyja palët.
Si e komenton këtë pjesën që e mbrojnë Jozin?
Kjo është shumë e dhimbshme. Kur ka ndonjë video interesante, unë bëhem kurioz, humbas nga koha ime për të parë komentet se çfarë mendojnë vërtetë njerëzit. Shihja komente “bravo i qoftë”, “mirë ia bëri”, “e meritonte”. Unë nuk e di që nëse dikush të bën diçka, ti duhet t’ia kthesh në atë lloj mënyre, e para. Dhe e dyta, kur je një personazh publik dhe e di ndikimin tënd, është diçka e shëmtuar. Fakti që Jozit i janë rritur ndjekësit, flet shumë për shoqërinë tonë, për atë çfarë ne jemi, çfarë ne përkrahim, çfarë ne mbështesim dhe çfarë ne simpatizojmë. Është shumë e dhimbshme që të shohësh komente pozitive për atë që ndodhi. Por në fund të fundit, mendoj se kemi deformuar pak si shoqëri, me faktin se kë duhet të marrim shembull dhe çfarë duhet të ndjekim. Nëse dikush në “Big Brother” ka bërë një veprim të mirë ose është treguar besnik ndaj dikujt, nuk i ka bërë përshtypje askujt. Nëse dikush ka bërë një pabesi ose ka bërë një veprim të tillë, të gjithë vëmendjen e merr ky. Jozi ka shfrytëzuar edhe sekondin e fundit në atë “Big Brother” për të tërhequr vëmendjen sipas mënyrës së tij. /TAR/