Bajqinovci: Kur Kurti thoshte ‘do ketë luftë’, s’na besonin - Gazeta Express
string(54) "bajqinovci-kur-kurti-thoshte-do-kete-lufte-sna-besonin"

Bajqinovci: Kur Kurti thoshte ‘do ketë luftë’, s’na besonin

Lajme

Gazeta Express

02/05/2024 8:12

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe një pjesë e analistëve dilnin duke thënë se këto deklarata ishin të pamatura.

Komentet Bujqinovci i bëri në Euronews Albania, ku tha se në sulmin në Banjskë ku u vra një efektiv i Policisë së Kosovës dhe 3 terroristë, u hodhën rreth 26 mina, 20 zolla dhe janë ‘derdhur’ me qindra e mijëra fishekë.

Lexo Edhe:

Sipas tij, vetëm atëherë u kuptua qartë dëshira e Serbisë për të hyrë në Kosovë me çdo kusht, përfshi edhe luftën.

“Ne si qeveri e Kosovës, si Kuvend, si parti, kemi bërë shumë për sektorin privat. Kemi shtuar numrin e inspektorëve të punës, që kanë dalë në terren dhe kanë gjobitur biznese të mëdha, të cilat nuk i kanë respektuar rregullat. Ne jemi edhe si parti e majtë pranë punëtorëve dhe do të punojmë që punëtorët e sektorit privat të kenë një punë të dinjitetshme. Sot e kemi një sektor privat që me shumicë respekton të gjitha ligjet dhe të drejtat e punëtorëve. Unë mendoj që Kosova prap gjendet mirë.

Kur kryeministri Kurti thoshte do të kemi sulm ndaj Republikës së Kosovës, ndaj rendit kushtetues, përmes trupave paramilitare, e gjithë trupa politike dhe një pjesë e analistëve, dilnin me deklarata të pamatura duke thënë se po i ndiqnim investitorët nga Kosovë duke thënë se do të ketë luftë. Dhe ajo ndodhi në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku dhe 3 terroristë.

Dhe patëm sulm frontal ku përmes 26 hedhjeve të minahedhësve dhe mbi 20 zolla që janë hedhur mbi Policinë e Kosovës, me qindra mijëra fishekë e deri në armatimin më të ulët janë hedhur mbi Policinë dhe aty është luftuar mbi 7-8 orë rresht, aty është parë që në Kosovë Serbia pretendon tërë kohën të hyjë”, tha Bajqinovci.