Bagnaia triumfon në Aragon dhe rihap garën për titullin në MotoGP - Gazeta Express
string(65) "bagnaia-triumfon-ne-aragon-dhe-rihap-garen-per-titullin-ne-motogp"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 15:34

Bagnaia triumfon në Aragon dhe rihap garën për titullin në MotoGP

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 15:34

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon.

Ai e nisi garën nga “pole” siguruar dje dhe e ruajti kreun deri në fund, me gjithë duelin rrotë më rrotë ndaj Marc Marquez me Honda, që doli i dyti.

Lexo Edhe:

Një garë mjaft e bukur, ku Bagnaia dhe Marquez dueluan fort për triumfin, por italiani arrinte gjithnjë të mbante kreun, pavarësisht sulmeve të spanjollit, sidomos në tri xhirot e fundit.

Në vendin e tretë në pistën e Aragon doli spanjolli Joan Mir me Suzuki.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme në MotoGP, ajo vijon të kryesohet nga francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, me 214 pikë.

Ai ka 53 pikë më shumë se Bagnaia dhe 57 pikë më shumë se Mir, që mbajnë ende hapur garën për titullin kampion.

Gara e radhës, pas një jave në Itali.