Bad News Eagles e ka nisur me fitore
eksperiencën në turneun “Tunderpick World Championship Europe Series 1” në CS:GO.
Skuadra shqiptare e mposhti ekipin MASONIC
2:0 me mapa, 16:8 e 16:2, shkruan “Gazeta Express”.
Krenaria shqiptare e këtij sporti u
kualifikua kështu në të 16-ën e finales ku do të ketë punë me fituesin e duelin
mes Alternate aTTax e HAVU.
BNE, i cili u udhëhoq nga “juanflatroo” me
49 eliminime në duelin e parë, synon që përmes këtij turneu të shkojë në
turneun kryesor, çmimet e së cilit kanë vlerë plot gjysmë milion dollarë.
/Gazeta Express/