Babai i Khabib dërgohet urgjentisht në spital - Gazeta Express
string(45) "babai-i-khabib-dergohet-urgjentisht-ne-spital"

Babai i Khabib dërgohet urgjentisht në spital

Gazeta Express

05/05/2020 22:23

Abdulmanap, babai i Khabib Nurmagomedov, është dërguar urgjentisht në spital për shkak të problemeve me zemër, sipas mediave ruse.

Vetëm dy javë më parë, Abdulmanap ishte shtrirë në spital me simptoma të gripit dhe pneumonisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Atij i ishte bërë një test për koronavirus, i cili kishte dalë negativ dhe doktorët kishin thënë se ai ishte ftohur për shkak se kishte ecur dy ditë në ditë të akullta në bjeshkët e Makhachkala.

Por problemi i tij i fundit me shëndetin duket të jetë më serioz, pasi ai është shtrirë përsëri në spital për t’u trajtuar për probleme në zemër.

Një mik i familjes Nurmagomedov ka thënë se ai ka probleme me zemër dhe po mbahet në spital për trajtim. /Gazeta Express/