AZHBR hap "qesen", 180 milionë lekë për të marrë me qira 6 makina luksoze - Gazeta Express
string(70) "azhbr-hap-qesen-180-milione-leke-per-te-marre-me-qira-6-makina-luksoze"

Gazeta Express

15/07/2020 18:42

AZHBR hap “qesen”, 180 milionë lekë për të marrë me qira 6 makina luksoze

Gazeta Express

15/07/2020 18:42

Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, (AZHBR) duket se do ta zgjidhë mirë qesen në javët në vijim për të marrë me qira gjashtë fuoristrada luksoze, prodhim i vitit 2019 me zero kilometra.

Siç pasqyrohet në dokumentet e tenderit të njoftuar nga AZHBR në Agjencinë e Prokurorimeve Publike, agjencia shtetërore që ka në fokus mbështjetjen e fermerëve me grante, ka venë në dispozicion jo pak por 181 milionë lekë të vjetra për gjashtë fuoristradat, njëra prej të cilave duhet të plotësojë disa kushte specifike dhe duket se bëhet fjalë për një “makinë shefi”.

Lexo Edhe:

Kompanitë kanë kohë deri më datë 18 gusht për të dorëzuar ofertat e tyre për gjashtë fuoristradat luksoze të AZHBR-së, ndërsa kontrata do të zgjasë dy vite.

Kështu, referuar fondit limit, AZHBR tregohet e gatshme të paguajë më shumë se 1 mijë euro në muaj për dy vjet me radhë për secilën makinë.

Përllogaritet që AZHBR të paguajë rreth 25 mijë euro për secilën makinë për vetëm dy vjet, ndërkohë që nëse do t’i blinte këto fuoristrada ato mund të përdoreshin për një kohë më të gjatë se 24 muaj siç parashikon kontrata.

Sipas kushteve të vendosura nga AZHBR, njëra prej fuoristradave duhet të ketë specifika të ndryshme krahasuar me pesë të tjerat.

Ajo duhet të ketë shpejtësi minimale 180 km/h, kambio automatike, xhama me nuanca, ndezje pa çelës, etj.

Ndërkohë që shpenzohen shuma marramendëse për makina luksoze, AZHBR ka skualifikuar një numër të madh fermerësh nga lista e përfituesve të mbështetjes financiare për shkak të mbarimit të fondit.

Fondi u shtua sëfundmi, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me fermerët, ndërkohë që në javët në vijim do të shpallet edhe kompania fatlume që do t’i ofrojë me qira AZHBR-së 6 fuoristradat luksoze kundrejt dhjetra milion lekëve./abc