Azemi për shkarkimin e Krasniqit: Pushteti ose priti kthimin e tij ose përgatiti terrenin për njeriun e ri nga radhët e veta - Gazeta Express
string(123) "azemi-per-shkarkimin-e-krasniqit-pushteti-ose-priti-kthimin-e-tij-ose-pergatiti-terrenin-per-njeriun-e-ri-nga-radhet-e-veta"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 15:20

Azemi për shkarkimin e Krasniqit: Pushteti ose priti kthimin e tij ose përgatiti terrenin për njeriun e ri nga radhët e veta

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 15:20

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e Kryeshefit Ekezekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Azemi ka thënë se kjo pozitë është mbajtur peng më shumë se një vit nga pushteti, ose për ta pritur kthimin e Krasniqit apo derisa ka përgatitur njeriun e ri nga radhët e veta për ta vendosur në krye të kësaj ndërmarrje, raporton Express.

Lexo Edhe:

Tutje, Azemi ka thënë se KEK është shndërruar “në strofull të korrupsionit për pushtetin”, derisa ka përmendur kontratat njëburimore të nënshkruara nga KEK.

“Cilado qoftë arsyeja, kjo është dëshmi e bashkëjetesës së kësaj qeverie me korrupsionin, siç na tha së fundi edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mos të harrojmë se me dhe pa kryeshef ekzekutiv, KEK ka në nënshkruar 114 kontrata njëburimore që kapin vlerën e mbi 102 milionë eurove. Rrjedhimisht, kjo koorporatë është shndërruar në strofull të korrupsionit për pushtetin. E kjo praktikë sigurisht do të marrë fund, por jo vetëm me Nagip Krasniqin prapa grilave”, ka shkruar Azemi.