Azemi: Nëse vazhdon ikja e punëtorëve s’do të mbetet askush që ta vozisë Kurtin me xhipat e zi - Gazeta Express
string(92) "azemi-nese-vazhdon-ikja-e-punetoreve-sdo-te-mbetet-askush-qe-ta-vozise-kurtin-me-xhipat-e-zi"

Azemi: Nëse vazhdon ikja e punëtorëve s’do të mbetet askush që ta vozisë Kurtin me xhipat e zi

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 13:12

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti.

Në fjalimin e tij, Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat janë “shtypur nga politikat e kësaj qeverie”.

Lexo Edhe:

“Për të tjerët ndërtoi solitera, ne nuk kemi një racion ditor. Kryeministri paguan rrymën në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk është bashë e lehtë, i shfrytëzon rezervat shtetërore, paguan deputetë që jetojnë në Prishtinë e paguan derivate, Kurti paguan njerëz nga 7000 euro nëpër ambasada tjera neve nuk na jep as 7 cent”, ka deklaruar Azemi.

Azemi ka thënë se nëse vazhdon ky trend i ikjes së punëtorëve, atëherë kryeministri Kurti nuk do të ketë ndokë që ta vozisë.

“Zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave, nëse vazhdojmë kështu Kurtin ska kush ta bartë me xhipat e zi, e për këtë ikje nuk po mban përgjegjësi askush”, ka vijuar Azemi.

Ai ka thënë se për tri vjet qeverisje ka kërkuar nga Kurti takim që të diskutojnë për kërkesat e tyre, por siç thotë ai, 27 kërkesa zyrtare të tij janë refuzuar.

“Për tri vjet e gjysmë kemi 27 kërkesa zyrtare për takime, ai nuk vjen të bisedojë me ne”.