AZ Alkmaar shëtit nëpër Prishtinë para duelit me Dritën - Gazeta Express
string(55) "az-alkmaar-shetit-neper-prishtine-para-duelit-me-driten"

Futboll

Gazeta Express

11/12/2025 14:19

AZ Alkmaar shëtit nëpër Prishtinë para duelit me Dritën

Futboll

Gazeta Express

11/12/2025 14:19

AZ Alkmaar ka mbërritur në Kosovë për sfidën e raundit të pestë të Ligës së Konferencës, ku sot më 11 dhjetor do të përballet me FC Dritën.

Skuadra holandeze, e drejtuar nga trajneri Maarten Martens, e nisi ditën e ndeshjes me ritualin e tyre tradicional – një shëtitje relaksuese nëpër qytetin mikpritës.

Në orët e para të mëngjesit, futbollistët zbritën në zemër të Prishtinës, duke ecur nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Pas shëtitjes, skuadra u ndal në një nga kafenetë e Prishtinës, ku lojtarët dhe stafi teknik shijuan një filxhan kafe së bashku

Advertisement
Advertisement
Advertisement