Avokati në Itali: Gjobat e majme që morën shqiptarët gjatë karantinës - Gazeta Express
string(68) "avokati-ne-itali-gjobat-e-majme-qe-moren-shqiptaret-gjate-karantines"

Gazeta Express

17/04/2020 9:59

Avokati në Itali: Gjobat e majme që morën shqiptarët gjatë karantinës

Gazeta Express

17/04/2020 9:59

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, avokati Gentian Alimadhi tregoi se gjobat nga autoritetet italiane nuk kanë kursyer as shqiptarët.

Ai theksoi se në Itali thyerja e rregullave të karantinës parashikohet me gjobë që varion nga 400 deri në 3 mijë euro.

Lexo Edhe:

“Unë kam disa raste, kam depozituar disa shkrime mbrojtje sepse ky dekret që doli, i fundit. Se edhe në Itali është bërë një rrëmujë me këto ligjet. Ju në Shqipëri jeni më të qetë se ndryshuat kodin penal, por nuk bëtë një rrëmujë me dekrete personale të këshillit të ministrave dhe po krijon një rrëmujë nga ana juridike e interpretimit. Janë kapur këta persona problematikë dhe marrin gjoba. Këtu gjoba parashikon nga 400 euro deri në 3 mijë euro. Një rast e kam pasur me një shqiptar i ciki ishte me qenin pak larg hyrjes së pallatit dhe mori 800 euro gjobë. Dy shqiptarë të tjerë po shkonin te shtëpia e tyre edhe ata morën 500 gjoba. Pas dy ditësh morën prapë gjobë. I kam depozituar te prefekti këto dhe u shpjegoj se janë jo legjitime këto masa të vëna”, tha avokati.