Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë t’i rishqyrtojë këto dy masa anti-COVID - Gazeta Express
string(75) "avokati-i-popullit-i-kerkon-qeverise-ti-rishqyrtoje-keto-dy-masa-anti-covid"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2022 15:04

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë t’i rishqyrtojë këto dy masa anti-COVID

Lajme

Gazeta Express

01/02/2022 15:04

Avokati i Popullit ka publikuar Opinionin juridik lidhur me masat e fundit anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në raport me kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, raporton Express

Sipas Avokatit të Popullit, Qeveria duhet ta rishqyrtojë kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Lexo Edhe:

“Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”, thuhet në njoftim.

Tutje Avokati i Popullit ka dhënë opinionin e tij edhe lidhur me vendimin e Qeverisë që qytetarët e shteteve tjera që hyjnë në Kosovë, duhet të posedojnë tri doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës. Tutje opinioni gjen se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve. Ndërsa në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborator”, bën të ditur njoftimi.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i rishqyrtojë këto dy masa anti-COVID.