“Avniu duhet të ikë”, studentët e Juridikut thirrje për dekan të ri - Gazeta Express
string(63) "avniu-duhet-te-ike-studentet-e-juridkut-thirrje-per-dekan-te-ri"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 22:54

“Avniu duhet të ikë”, studentët e Juridikut thirrje për dekan të ri

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 22:54

Këshilli i Studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, i bën thirrje stafit akademik të votojë për Dekan tjetër të fakultetit, e jo për Avni Pukën – dekanin aktual.

“Duke qenë të vetëdijshëm për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në fakultetin tonë, si pasojë e udhëheqjes së Dekanit (tashmë në largim) z.Avni Puka, presim që nesër stafi akademik të vendosë për ti dhënë fund drejtimit diskriminues, antistatutor dhe me shkelje ligjore, kundër interesave të studentëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo Edhe:

“Besojmë se Fakulteti Juridik nuk meriton të udhëhiqet nga një person ndaj të cilit ka kallëzim penal tash e dy vite, e i cili është akuzuar edhe për afera të ndryshme, të cilat organet kompetente po i shqyrtojnë”, thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë: