Xabi Alonso thyen heshtjen, njofton se do të vazhdojë me Leverkusenin - Gazeta Express
string(68) "xabi-alonso-thyen-heshtjen-njofton-se-do-te-vazhdoje-me-leverkusenin"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2024 15:29

Xabi Alonso thyen heshtjen, njofton se do të vazhdojë me Leverkusenin

Futboll

Gazeta Express

29/03/2024 15:29

Merret vendimi i Xabi Alonsos, ai do të qëndrojë në Bayer Leverkusen.

Kjo u konfirmua tani edhe nga vet trajneri gjerman në konferencë për media, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kam pasur një takim të mirë me Bayer Leverkusen dhe i kam informuar se do të qëndroj dhe do të vazhdoj në klub. Pas shumë bisedave për të ardhmen time, e përdora pushimin për të reflektuar dhe marrë vendimin tim. Ky është vendi për të qenë për mua”, tha Xabi Alonso.

Liverpool dhe Bayern Munich janë dy ekipet që kishin shprehur interesim për trajnerin Xabi Alonso.

Aktualisht, ai është i pamposhtur në të gjitha garat me Bayer Leverkusenin dhe prin në renditjen tabelare në Bundesligë.