Atë që nuk e bëri futbolli, e bën volejbolli: Kosova e Shqipëria e organizojnë bashkë Europianin - Gazeta Express
string(94) "ate-qe-nuk-e-beri-futbolli-e-ben-volejbolli-kosova-e-shqiperia-e-organizojne-bashke-europianin"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/09/2024 14:46

Atë që nuk e bëri futbolli, e bën volejbolli: Kosova e Shqipëria e organizojnë bashkë Europianin

Sporte tjera

Gazeta Express

20/09/2024 14:46

Derisa Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar në UEFA për ta organizuar bashkë Kampionatin Europian të të rinjve, gjë që ngjalli shumë pakënaqësi e debate te shqiptarët, sidomos në Kosovë, volejbolli po e bën të kundërtën.

Dy federatat nga Kosova e Shqipëria do ta organizojnë bashkë Europianin U16, shkruan Gazeta Express.

Ky kampionat do të jetë aktiviteti më i rëndësishëm që do të organizohet nga shtëpia kosovare e volejbollit, dhe besimi i dhënë nga CEV është një vlerësim i madh për zhvillimin e volejbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

Turneu do të zgjasë 12 ditë, me 16 kombëtare pjesëmarrëse të ndara në dy grupe me nga 8 skuadra, të cilat do të garojnë në fazën finale të këtij Evropiani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement