Atalanta fiton dhe shkon në finale, përballet me Juventusin - Gazeta Express
string(58) "atalanta-fiton-dhe-shkon-ne-finale-perballet-me-juventusin"

Atalanta fiton dhe shkon në finale, përballet me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 23:27

Atalanta është finalistja e dytë e Kupës së Italisë.

Ata fituan sonte 4:1 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore minimale 1:0 për Fiorentinan.

Gjithçka mori kthesë tjetër kur Milenkovic i Fiorentinas u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër kur rezultati ishte 1:0 për Atalantan.

Deri në fund, Atalanta shënoi edhe tri herë tjera, teksa Fiorentina një herë.

Në finale, Atalanta do të përballet me Juventusin, që dje e eliminoi Lazion.