Ashton në Beograd takohet me Daçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(69) "ashton-ne-beograd-takohet-me-daciqin-flasin-per-dialogun-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 13:58

Ashton në Beograd takohet me Daçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 13:58

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, po qëndron për një vizitë në Beograd. Ajo sot është takuar me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, me të cilin kanë biseduar për raportet bilaterale dhe në mënyrë të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e MPJ serbe thuhet se Ashton dhe Daçiq janë pajtuar se dialogu është e vetmja mënyrë që sjell rezultate.

Lexo Edhe:

“Gjatë bisedimeve vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë që do të sjellë rezultate, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ndërsa Ashton, sipas MPJ serbe ka thënë se “Serbia ka një rol kyç në rajon” dhe se “ka shprehur besimin e saj se anëtarësimi i Serbisë në BE është synim që duhet ndjekur”./Express/