Arteta i mërzitur, por jep fjalë të mëdha për titull në Angli - Gazeta Express
string(60) "arteta-i-merzitur-por-jep-fjale-te-medha-per-titull-ne-angli"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 9:15

Arteta i mërzitur, por jep fjalë të mëdha për titull në Angli

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 9:15

Arsenali u mposht nga Manchester City dje me rezultat 1:2 në “Etihad Stadium” në ndeshjen vendimtare të sezonit.

Një fitore eventuale do t’i afronte “Gunners” 99 për qind me titull të kampionit, duke i dhënë fund pritjes së gjatë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, “Topçinjtë” u mposhtën dhe tash e rrezikojnë titullin e kampionit.

Trajneri i ekipit londinez, Mikel Arteta, u shfaq i zhgënjyer me rezultatin, por jo me paraqitjen e ekipit.

“Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Luajtëm mirë, por në këto ndeshje vendosin detajet.”

Arteta shtoi se gara për titull mbetet ende e hapur: “Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Nuk dorëzohemi.”

Në një ndeshje të luftuar dhe plot emocione, ishte Erling Haaland ai që e vendosi fatin e takimit me golin e fitores, duke ia dhënë Cityt një avantazh të rëndësishëm në sprintin final të sezonit.

Me disa javë ende për t’u luajtur, gara për titull në Premierligë mbetet e hapur, por Manchester City duket se ka marrë momentumin e duhur në momentin më vendimtar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement