Arta Dade: S'bëhesh kryeministër me çupëlina, Rama solli 'Mjaft'-in në PS duke larguar gjithë të "vjetrit" - Gazeta Express
string(99) "arta-dade-sbehesh-kryeminister-me-cupelina-rama-solli-mjaft-in-ne-ps-duke-larguar-gjithe-te-vjetrit"

Arta Dade: S’bëhesh kryeministër me çupëlina, Rama solli ‘Mjaft’-in në PS duke larguar gjithë të “vjetrit”

Gazeta Express

02/06/2020 21:45

Ish-deputetja e PS-së Arta Dade foli për ardhjen në pushtet të Ramës me Erion Veliajn dhe lëvizjen ‘Mjaft’ që zëvendësoi të “vjetrit” në PS.

“Më lejoni tu them që nga një miku i Ramës, mbasi krijoi këtë grupimin e Mjaftit me vajza të reja, që tashme janë në krye të punëve të pushtetit. Dikush i tha se ti do të bëhesh kryeministër, pro nuk mund të bëhesh me këto çupëlina, duhet të marrësh PS-në.

Lexo Edhe:

Ai ishte kaq largpamës, sa më vonë krijuan G99 dhe ajo kontrollohej nga Rama. G99 në të gjitha sfidat nuk ka marrë as 0.1%. dhe më vonë u transplantuan të gjithë nën ombrellën e Rilindjes në PS.

Duhej bërë vendi për këta dhe u larguan të gjithë ata që do t’i quaja si miqtë e mia, të cilat së bashku i dhamë Shqipërisë mjaft gjëra pozitive.”, tha Dade në “Tempora”.