Arsenali e konsideron shitjen e Aubameyangut - Gazeta Express
string(44) "arsenali-e-konsideron-shitjen-e-aubameyangut"

Gazeta Express

26/02/2020 18:00

Arsenali e konsideron shitjen e Aubameyangut

Gazeta Express

26/02/2020 18:00

Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me londinezët deri në vitin 2021, por palët mund të ndahen gjatë verës që vjen

Arsenali po e konsideron mundësinë e shitjes së Pierre-Emerick Aubameyangut gjatë verës që vjen.

Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por palët mund të ndahen në fund të këtij sezoni.

Për këtë është i bindur mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit nuk e ka nënshkruar kontratën e re, prandaj “Topçinjtë” duan ta shesin, për të mos e humbur pa para në vitin 2021.

Sulmuesi i rrezikshëm pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.

Ai po e kërkon një klub ku do të mund të luftonte për trofe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement