Arsenali do ta shesë Ozilin, i "blindon" tre lojtarë - Gazeta Express
string(49) "arsenali-do-ta-shese-ozilin-i-blindon-tre-lojtare"

Gazeta Express

30/03/2020 16:20

Arsenali do ta shesë Ozilin, i “blindon” tre lojtarë

Gazeta Express

30/03/2020 16:20

“Topçinjtë” ndërkohë duan t’i vazhdojnë kontratat me treshen Aubameyang, Nelson e Saka

Arsenali po planifikon të ndahet me Mesut Ozilin në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori turk me pasaportë gjermane ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2021.

Mirëpo, ish-përfaqësuesi gjerman pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë verës që vjen.

Ndërkohë, mediumi britanik “Express” shkruan se “Topçinjtë” ndërkohë po mendojnë t’i vazhdojnë kontratat me tre lojtarë.

Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, Reiss Nelson e Bukayo Saka.

Treshja ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, njëjtë si Mesut Ozil. /Gazeta Express/