Arrihet marrëveshja, Jose Mourinho pritet të jetë trajneri i ri i Realit - Gazeta Express
string(71) "arrihet-marreveshja-jose-mourinho-pritet-te-jete-trajneri-i-ri-i-realit"

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 11:00

Arrihet marrëveshja, Jose Mourinho pritet të jetë trajneri i ri i Realit

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 11:00

José Mourinho do të rikthehet te Real Madridi 13 vite më vonë? Trendi po merr formë serioze.

Prej disa javësh dihet se e ardhmja e Alvaro Arbeloas është tashmë e paqartë – trajneri 43-vjeçar ka humbur besimin e një pjese të madhe të dhomës së zhveshjes – por nuk dihej saktësisht kush do ta zëvendësonte në këtë situatë të ndërlikuar.

Janë përmendur disa emra: Didier Deschamps, Jürgen Klopp, Lionel Scaloni, Unai Emery dhe, natyrisht, José Mourinho.

Në këtë moment, ky i fundit po shfaqet si favoriti kryesor, dhe me diferencë të madhe.

I vlerësuar shumë nga presidenti Florentino Pérez, edhe pse u largua nga klubi në vitin 2013 pas konflikteve me dhomën e zhveshjes, Mourinho sot shihet si njeriu që mund të rikthejë rendin në një skuadër të ndarë në shumë nivele.

Sipas gazetës madrilene “A.S.”, është arritur një marrëveshje paraprake mes klubit “merengues” dhe “Special One”, i cili aktualisht është në stolin e Benficës.

Klubi portugez po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij, ndërsa edhe Ruben Amorim përmendet si një opsion i mundshëm.

Sipas raportimeve, ardhja e Mourinhos do të zyrtarizohet vetëm pas përfundimit të sezonit, për respekt ndaj Benficës, e cila është në fund të sezonit me shumë sfida.

“Shqiponjat” janë në garë të ngushtë me Sporting CP, të dyja me nga 76 pikë, dhe synojnë vendin e dytë në kampionat për të siguruar “play-offin” e Ligës së Kampionëve.

Ky është objektivi i fundit i madh i Mourinhos në pankinën e klubit portugez.

Sot, Real Madridi nuk duket se sheh më asnjë opsion tjetër përveç trajnerit 63-vjeçar, klauzola e të cilit e lirimit thuhet se është vetëm 3 milionë euro.

Gazeta “Marca” shkon në të njëjtin drejtim dhe raporton se janë bërë “përparime të rëndësishme” në afrimin e Mourinhos te Real Madridi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement