GITOR certifikohet nga Bashkimi Evropian si fabrika e parë në Kosovë për prodhimin e betonit sipas standardit strikt EUROCERT - Gazeta Express
string(125) "gitor-certifikohet-nga-bashkimi-evropian-si-fabrika-e-pare-ne-kosove-per-prodhimin-e-betonit-sipas-standardit-strikt-eurocert"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 11:50

GITOR certifikohet nga Bashkimi Evropian si fabrika e parë në Kosovë për prodhimin e betonit sipas standardit strikt EUROCERT

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 11:50

Ky certifikim përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për përkushtimin e GITOR-it ndaj cilësisë së lartë, qëndrueshmërisë dhe respektimit të standardeve moderne të ndërtimit. Industria e ndërtimit në Kosovë po hyn në një epokë të re të standardeve dhe përgjegjësisë mjedisore. Fabrika e betonit GITOR ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u certifikuar si e vetmja fabrikë në Kosovë nga organizata evropiane Green Building për prodhim ekologjik dhe cilësor të betonit, bazuar në përdorimin e çimentos specifike Holcim CEM I (1), në përputhje me standardin evropian EN 208/19.

Ky certifikim përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për përkushtimin e GITOR-it ndaj cilësisë së lartë, qëndrueshmërisë dhe respektimit të standardeve moderne të ndërtimit. Në një kohë kur sektori i ndërtimit po orientohet gjithnjë e më shumë drejt materialeve ekologjike dhe jetëgjatësisë së strukturave, GITOR po pozicionohet si lider i inovacionit në tregun kosovar.

Përdorimi i çimentos Holcim CEM I (1) garanton rezistencë superiore, performancë të lartë teknike dhe përbërje të kontrolluar sipas kërkesave më të avancuara evropiane. Kjo teknologji ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e betonit me qëndrueshmëri më të madhe, reduktim të ndikimit mjedisor dhe siguri më të lartë për projektet infrastrukturore dhe ndërtimore.

Përfaqësues të fabrikës GITOR theksuan se ky certifikim nuk është vetëm një sukses i kompanisë, por edhe një dëshmi se industria kosovare mund të arrijë standarde evropiane kur investohet në cilësi, teknologji dhe profesionalizëm.

“Ne besojmë se ndërtimi i së ardhmes duhet të jetë një kombinim i cilësisë, sigurisë dhe përgjegjësisë ndaj mjedisit. Fabrika ka kryer ristrukturim total menaxherial dhe është në proces tranzicioni total teknologjik nga ajo që ishte lënë nga Fitorja Shpk. Këto investime dhe vizioni i ri i krijuar brenda saj frymojnë vetëm në standarde evropiane. Ky certifikim konfirmon vizionin tonë për të ofruar beton të standardeve më të larta në rajon”, deklaruan nga menaxhmenti i GITOR-it.

Me këtë arritje, GITOR jo vetëm që vendos një standard të ri në industrinë e betonit në Kosovë, por njëkohësisht forcon besimin e partnerëve, investitorëve dhe klientëve që kërkojnë produkte të certifikuara sipas normave evropiane.

Ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht edhe në sektorin e ndërtimit në vend, duke promovuar përdorimin e materialeve më cilësore dhe praktikave më të qëndrueshme për të ardhmen.

GITOR është nga të vetmit importues të zhavorrit aktualisht në Republikën e Kosovës, duke bërë përzgjedhjen më strikte të zhavorrit më të mirë që posedon Ballkani, edhe pse kostoja e prodhimit është shumë e lartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement