Arrestohet prishtinasi që mori dyert në vlerë prej 12 mijë eurove dhe nuk i pagoi - Gazeta Express
string(81) "arrestohet-prishtinasi-qe-mori-dyert-ne-vlere-prej-12-mije-eurove-dhe-nuk-i-pagoi"

Arrestohet prishtinasi që mori dyert në vlerë prej 12 mijë eurove dhe nuk i pagoi

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 11:15

Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar i kishte marrë disa dyer nga ankuesi në vlerë prej 12 mijë eurove, të cilat nuk i kishte paguar sipas marrëveshjes.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 17:40, në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.11.2021-17:40.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar, i  kishte marr disa dyer nga ankuesi në vlerë 12 000€, të cilat nuk i kishte paguar sipas marrëveshjes. I dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.