Arrestohet pasi vodhi pesë metra dru - Gazeta Express
string(37) "arrestohet-pasi-vjedhi-pese-metra-dru"

Gazeta Express

17/12/2019 12:13

Arrestohet pasi vodhi pesë metra dru

Gazeta Express

17/12/2019 12:13

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të druve.

Ai është arrestuar dje rreth orës 17:00 në bjeshkët e Moknës duke transportuar me traktor rreth 5.3 metra kub dru të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Traktori së bashku me rimorkio të ngarkuar me dru janë dërguar në depon e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës në Istog për procedura të mëtejme, kurse i dyshuari për shkak se kishte pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement