Arrestohet një person në Prishtinë, policia ia gjeti tri qese me kokainë - Gazeta Express
string(71) "arrestohet-nje-person-ne-prishtine-policia-ia-gjeti-tri-qese-me-kokaine"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2026 8:35

Arrestohet një person në Prishtinë, policia ia gjeti tri qese me kokainë

Lajme

Gazeta Express

13/06/2026 8:35

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që të njëjtit i janë gjetur tri qese me kokainë.

Policia në raport ka shtuar edhe se qeset me substancën janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar.

‘’POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë 12.06.2026-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshe prej 1.7 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK’së, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement