Në Pikën Kufitare Tabanoc, është privuar nga liria B.K. (44) nga Prilepi. Bazuar në informatat e pranuara më parë për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, Departamenti i Policisë Kriminalistike, në bashkëveprim me SPB Strumicë – NjPB Vallandovë, ndërmori masa dhe aktivitete të koordinuara për zbardhjen e rastit.
Sipas të dhënave të deritanishme, në periudhën nga korriku deri në nëntor 2025, i dyshuari, me qëllim që të sigurojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar një person nga Vallandova, duke paraqitur fakte të rreme se do të ndihmonte në organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten e tij.
Në këtë mënyrë, i dëmtuari në disa raste ka paguar gjithsej rreth 88.300 euro (5.549.200 denarë), ndërkohë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë.
I dyshuari u nxor para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, me ç’rast i është caktuar masë kujdesi.
tag_katrorimaqedoni_2
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...