Pagat në Zvicër kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke bërë që një pjesë më e madhe e të ardhurave të mbetet në dispozicion të qytetarëve. Sipas të dhënave të Federal Statistical Office (FSO), pagat nominale janë rritur mesatarisht me 1.8%, ndërsa pagat reale kanë shënuar një rritje prej 1.6%, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se fuqia blerëse e qytetarëve është rritur për të dytin vit radhazi, në një periudhë kur inflacioni mbetet i ulët, në vetëm 0.2%. Sipas statistikave, kjo është rritja më e fortë e pagave reale që nga viti 2009, duke tejkaluar edhe rritjet e regjistruara në vitet 2015 dhe 2020. Për krahasim, rritja e vitit të kaluar ishte më e moderuar, vetëm 0.7%.
Megjithatë, zhvillimi i pagave nuk është i njëjtë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në sektorin e prodhimit, pagat nominale janë rritur me rreth 1.5%, ndërsa në sektorin e shërbimeve rritja ka qenë më e lartë, rreth 1.9%.
Brenda industrive, disa fusha kanë shënuar rritje të dukshme të pagave, përfshirë industrinë kimike dhe farmaceutike si dhe përpunimin e metaleve. Në anën tjetër, sektorë si inxhinieria mekanike dhe prodhimi i automjeteve kanë mbetur më prapa në krahasim me trendin e përgjithshëm.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se pagat e grave po rriten më shpejt se ato të burrave, duke sinjalizuar një dinamikë të re në tregun e punës zviceran. /Albinfo.ch/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...