Arrestohet në Ferizaj një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar - Gazeta Express
string(85) "arrestohet-ne-ferizaj-nje-shtetas-i-maqedonise-se-veriut-ishte-ne-kerkim-nderkombetar"

Arrestohet në Ferizaj një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 18:53

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësia Fast- Kosova, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj, sot, më 19.04.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Sipas policisë. i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase”.

Rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla.