Arrestohet McGregor, i sekuestrohet vetura 167 mijë euroshe - Gazeta Express
string(58) "arrestohet-mcgregor-i-sekuestrohet-vetura-167-mije-euroshe"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2022 22:51

Arrestohet McGregor, i sekuestrohet vetura 167 mijë euroshe

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2022 22:51

Conor McGregor është arrestuar për ngarje të rrezikshme të dyshuar në Bentley Continental GT të tij prej 167 mijë eurove në një autostradë në perëndim të Dublinit mbrëmë.

Ylli irlandez i MMA-së mësohet se është ndalur nga policia irlandeze, Gardai, ndërsa udhëtonte përgjatë qyteteve Lucan dhe Palmerstown të martën. Ndërkaq, një zëdhënëse e McGregor tha se ai po voziste për në palestër gjatë asaj kohe.

Supermakina e tij u sekuestrua, por që atëherë i është dorëzuar atij, raportoi Irish Independent.

33-vjeçari u akuzua për ngarje të rrezikshme dhe do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.

“Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstown në një datë të mëvonshme”, thuhej në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement