Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin e tentim vrasjes që ka ndodhur në “Holger Petersen” në Prishtinë.
Nga policia shtohet edhe se, lidhur me rastin është sekuestruar edhe një armë zjarri.
Postimi:
Arrestohet një person i dyshuar për ‘tentim vrasje’
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘tentim vrasje’, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur me datën 16.06.2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.
Personi i dyshuar, me vendimin e prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore.
Marko Jazbec, Kryetar i Bordit Menaxhues të Sava Re, thekson rëndësinë e besimit, bashkëpunimit rajonal dhe potencialit të Kosovës...