Arrestohet deputeti i Kuvendit për armëmbajtje pa leje - Gazeta Express
string(46) "arrestohet-deputeti-i-kuvendit-per-armembajtje"

Gazeta Express

30/03/2020 22:03

Arrestohet deputeti i Kuvendit për armëmbajtje pa leje

Gazeta Express

30/03/2020 22:03

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është arrestuar sot në një fshat afër Prizrenit, mëson Gazeta Express.

Demiri, që është deputet i koalicionit Vakat, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Lexo Edhe:

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj,

‘’Policia i ka ndaluar dy persona rreth ores 15:00. Në makinë janë gjetur 16 fishekë të armës që janë konfiskuar dhe një armë. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai për Gazetën Express. /Express/