Arrestohen të dyshuarit që kërcënuan me vdekje familjen e Angel Di Maria-s - Gazeta Express
string(74) "arrestohen-te-dyshuarit-qe-kercenuan-me-vdekje-familjen-e-angel-di-maria-s"

Arrestohen të dyshuarit që kërcënuan me vdekje familjen e Angel Di Maria-s

Futboll

Gazeta Express

28/03/2024 10:39

Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të tjera jetojnë edhe prindërit e tij.

Ezequiel A., i identifikuar nga forcat e sigurisë dhe publikuar nga mediat vendase, si dhe një grua me nofkën ‘Tamara’, kishin armë dhe drogë, përkatësisht 135 gramë kokainë.

Lexo Edhe:

Të hënën, një makinë hyri në lagjen Funes, 8 km nga Rosário, ku jeton familja e kampionit të botës, duke lënë një shënim frikësues, duke kërcënuar Di Marían se nëse do të kthehej në Rosário Central pas përfundimit të kontratës me Benfica-n, dikush në familjen e tij do të vdiste.

Katër të shtëna u qëlluan në ajër njëkohësisht.