Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të parave në një biznes farmacie - Gazeta Express
string(69) "arrestohen-dy-te-dyshuar-per-vjedhje-te-parave-ne-nje-biznes-farmacie"

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të parave në një biznes farmacie

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 23:09

Policia e Kosovës, gjatë një aksioni ka arrestuar dy të dyshuar në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, këtë të shtune, për grabitjen e një vlere të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie nën kërcënimin e armës.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lexo Edhe:

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative në kuadër të implementimit të operacioni “ Dorëza” me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Specialist për hetimin e rasteve të grabitjeve të mbështetur edhe nga njësi tjera të specializuara konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20.01.2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie.

Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove,  me të cilën po qarkullonin të dyshuarit,

M. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si

K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët menjëherë u arrestuan nga ana e policisë.

Ndërkohë që policia ka ushtruar kontrollë të detajuar  ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe;

•             Një revole, model i vecantë,

•             Dy kapele maskë,

•             Një palë doreza, si dhe,

•             Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar. /Gazeta Express/