Arrestimi i shtetasve serbë në Kosovë – cila është mundësia e ekstradimit? - Gazeta Express
string(71) "arrestimi-i-shtetasve-serbe-ne-kosove-cila-eshte-mundesia-e-ekstradimit"

Arrestimi i shtetasve serbë në Kosovë – cila është mundësia e ekstradimit?

Lajme

Gazeta Express

23/10/2023 8:38

Ministria e Drejtësisë thotë se procesi I ekstradimit për të kërkuarit nga INTERPOLI, do devijojë njëjtë edhe për shtetasit serbë sikurse për gjithë të tjerët. Avokat e gjyqtarë thonë se Kosova nuk duhet të bëhet strehë e kriminelëve teksa, kujtojnë se Serbia nuk ka përmbushur asnjëherë obligimet e ekstradimit të kriminelëve

Një i kërkuar nga INTERPOL-i i cili u arrestua disa ditë më parë nga njësiti FAST i Policisë së Kosovës ishte nënshtetas serb.

Lexo Edhe:

Strehë për të nuk u bë shumë gjatë Kosova, pasi i njëjti u kap menjëherë.

Mirëpo, edhe pse shteti i të cilit i takon i arrestuari, Serbia, ende nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kosovën ligji e parasheh ekstradimin e tij për çka Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë se po presin kërkesat e shtetit serb.

“Të dy rastet janë në fazën fillestare.Sa i përket rastit të shtetasit serb vlen të ceket se edhe një shtetas tjetër serb është arrestuar më datë 19 shtator 2023, dhe organet gjyqësore janë në pritje të kërkesës për ekstradim brenda afatit 40 ditorë, nëse nuk pranohet, gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare e liron personin. Ngjashëm është vepruar në disa raste të viteve më parë për shkak të mos bashkëpunimit të Serbisë për personat që i ka shpall vet në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar  Ministria e Drejtësisë.

Në rastet kur Serbia nuk bën kërkesa për ekstradim atëherë atëherë ligjërisht mund të ndiqet procesi i dëbimit.

“Kosova nuk duhet të ndjekë shembullin e Serbisë, Kosova nuk duhet të jetë strehë e krimineklëve pavarsisht, nga cili vend kërkohen eposaqërissht kur kemi të bëjmë, me persona që dyshohet për krime të kryera, të nacionalitetit serb, shtetas të Serbisë, duhet të pritet që të realizohet baza ligjore sic përcaktohet”, ka shtuar Ylli Zekaj Avokat.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani kujton se Serbia asnjëherë nuk ka përmbushur qoftë një kërkesë për ekstradim në Kosovë, por siç shprehet ai, kur është fjala për shtetasit e saj, ajo bën gjithçka që t’i kthejë ata në shtetin serb.

Gjatë vitit 2022 nga vendet tjera janë realizuar 31 ekstradime të personave të kërkuar nga gjykatat e Republikës së Kosovës, ndërsa nga Kosova për në shtetet tjera janë realizuar gjithsej 18 ekstradime.