Arrestimi i Pavel Durov dhe e ardhmja e Internetit - Gazeta Express
string(50) "arrestimi-i-pavel-durov-dhe-e-ardhmja-e-internetit"

Arrestimi i Pavel Durov dhe e ardhmja e Internetit

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

26/08/2024 14:16

Shkruan: Hekuran Doli

Balancimi mes privatësisë online dhe sigurisë është kritik. Si ekspert në këtë fushë, besoj që të dyja janë vlera esenciale qe duhet me bashkëjetu pa komprometu njëra-tjetrën. Interneti duhet me qene një hapësirë e lire dhe e hapur ku individët munden me shprehe veten pa frike prej mbikëqyrjes apo censurës. Megjithatë, kjo liri s’duhet me qenë strehë për krime dhe aktivitete të dëmshme. Sfida qëndron në gjetjen e mënyrave për të gjetur siguri pa komprometua të drejtën për privatësi.

Lexo Edhe:

Është e domosdoshme për autoritetet me gjetë mënyra inovative për të adresuar çështjet e sigurisë pa sakrifikuar të drejtën themelore për privatësi. Në vend se me u mbështetë në mbikëqyrje të përgjithshme ose censurë, autoritetet duhet me bashkëpunu me industrinë e teknologjisë për me zhvillu zgjidhje inovative që adresojnë çështjet e sigurisë, duke respektuar të drejtat e përdoruesve.

Strategjia e Policisë së Kosovës për me kape banden kriminale Albaking në Telegram  është një shembull unik në Botë se si siguria dhe privatësia munden me bashkejetu në harmoni. Qasja e tyre tregon që është e mundshme me balancu sigurinë dhe privatësinë, edhe në rastet më të vështira, pa shkelë privatësinë individuale apo pa arrestuar pronarët e platformave.

Debati për të ardhmen e internetit ka implikime të thella për njerëzimin. Është një pyetje themelore që duhet me u përgjigjë bashkë: a duam një internet te kontrolluar, ku qeveritë dhe institucionet diktojnë çka mundemi dhe çka nuk mundemi me bo online? Apo duam një internet të balancum, ku individët ndihen të sigurt me komuniku lirshëm dhe në mënyrë të sigurt? Përgjigjja e kësaj pyetje do të përcaktojë rrjedhën e evolucionit të internetit.

Sipas mendimit tim, interneti duhet me qenë një hapësirë e lirë dhe e hapur ku individët munden me shprehe veten pa frike prej mbikëqyrjes apo censurës. Si profesionistë të teknologjisë, e kemi dedikuar jetën tonë për me kriju një internet të lirë. Është zhgënjyese me pa ngjarje si arrestimi i Pavel Durov në France, apo cilido pronar platforme, vetëm pse kanë ndërtuar platforma të hapura dhe të lira.