“Arnold e ka dëshmuar se gjithçka është e mundur” - Gazeta Express
string(47) "arnold-e-ka-deshmuar-se-gjithcka-eshte-e-mundur"

Gazeta Express

31/03/2020 14:33

“Arnold e ka dëshmuar se gjithçka është e mundur”

Gazeta Express

31/03/2020 14:33

Neco Williams ka treguar se dëshiron t’i ndjekë hapat e Trent Alexander-Arnoldit në Liverpoolit, duke e pashkruar bashkëlojtarin e tij si njërin ndër mbrojtësit anësor më të mirë në botë.

Williams debutoi për ekipin e parë të Liverpoolit në tetor, pasi i kishte kaluar dhjetë vjet në akademinë e gjigantit anglez në kampin stërvitor Melwood, transmeton Gazeta Express.

Ai debutoi në Anfield në një ndeshje dramatike me gjuajtje të penalltive kundër Arsenalit, në të cilën mori fitore Liverpooli, në Carabao Cup. Që nga atëherë, ai ka luajtur edhe në katër ndeshje të kupës, duke e asistuar golin e vetëm në fitoren kundër Shrewsburyt.

18-vjeçari e ka ende të vështirë të zë vend në formacionin e parë të Kloppit, veçanërisht pasi që Arnoldi luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

“Është thjesht diçka e mrekullueshme t’ia dëshmosh njerëzve që gjithçka është e mundur kur punon shumë dhe je i përkushtuar. Trent ishte në akademi që kur ishte i vogël dhe është ngritur dalëngadalë”, ka thënë Williams.

“Tani ai është njëri ndër mbrojtësit më të mirë anësorë në botë dhe po luan në mënyrë të pabesueshme. Kështu që mendoj se ai është shembull i mirë për t’u treguar të gjithëve se çfarë është e mundur”.

“Kur unë stërvitem, natyrisht se tentoj të përqendrohem te vetja, por edhe e shikoj Trentit dhe e analizoj mënyrën se si luan ai dhe tentoj të marrë disa gjëra nga stili i lojës së tij. Këtë e kam bërë që kur kam nisur të stërvitem me të dhe kjo po më bën lojtar më të mirë”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement