Armend Thaqi ftohet në Kombëtare për ndeshjen me Moldavinë - Gazeta Express
string(58) "armend-thaqi-ftohet-ne-kombetare-per-ndeshjen-me-moldavine"

Armend Thaqi ftohet në Kombëtare për ndeshjen me Moldavinë

Gazeta Express

17/11/2020 12:31

Armend Thaqi është ftuar nga ekipi kombëtar i Kosovës për ndeshjen e nesërme me Moldavinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur që ta shtojë mbrojtësin e djathtë kosovar në listën e të ftuarve për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, duke i pasur parasysh mungesat e shumta shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.

Ftesën e Thaqit e ka konfirmuar edhe trajneri i tij tek Ballkani, Ismet Munishi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që ish-mbrojtësi i Prishtinës dhe Gjilanit ftohet në Përfaqësuese.

Madje, ai e kishte edhe mundësinë të debutonte me ekipin Verdhekaltër.

Thaqi është sot mbrojtësi më i mirë i djathtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ai ndërkohë është njëri prej futbollistëve të paktë të ligës elitare kosovare që ftohet në Kombëtare. /Gazeta Express/