Armend Rexhepagiqi e sjell në format të mahnitshëm Leonora Jakupin - Gazeta Express
string(66) "armend-rexhepagiqi-e-sjell-ne-format-te-mahnitshem-leonora-jakupin"

Muzike

Gazeta Express

10/12/2021 20:12

Armend Rexhepagiqi e sjell në format të mahnitshëm Leonora Jakupin

Muzike

Gazeta Express

10/12/2021 20:12

Leonora Jakupi ka lansuar një EP me pesë këngë sonte e ku producent i këtij albumi është artisti Armend Rexhepagiqi. Amël, A kaloi, Dashnia Jeme, Hajde nxima dhe Centin e fundit janë këngët e mahnitshme të këtij albumi

Ardian Jasiqi

Lexo Edhe:

Leonora Jakupi ka lansuar një album të mahnitshëm muzikorë sonte me pesë këngë, e që për producent muzikorë ka Armend Rexhepagiqin.

“Amël” është kënga e parë e këtij albumi, tekstin e të cilës këngë e ka shkruar Aida Baraku derisa muzika është paksa me motive të arvanitëve të Greqisë.

Kënga tjetër “A kaloi” po ashtu është një këngë interesante që flet për Covidin që përcillet me një kitare e mandolinë melankolike. “A kaloi” paraqet sfidat që kaluam në afër dy vite të pandemisë që e bën këtë këngë mallëngjyese për kohën që kaluan. Një këngë që na bën të lutemi të kalojë pandemia dhe t’i kalojmë sfidat e një sëmundje të tmerrshme që ka futur edhe njerëz në depresion. Edhe tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Aida Baraku.

“Dashnia e jeme” është një këngë për rrugëtimin që bëjmë më të dashurit tonë e të cilat gjithmonë na mbesin në kujtim. Kënga është më ritmike dhe e stilit të Leonorës por e bën atë që të tingëllojë mirë në veshin e çdo njeriu, pa dallim moshe e që ndihet i dashuruar.

“Hajde nxima” flet për karakterin e personave që kur i kalon të gjitha të vije dhe “ta nxinë” në fund. Kjo këngë është më shumë një stil i Armend Rexhepagiqit, që është producent i këngës dhe stil i teksteve të Aida Barakut.

“Centin e fundit” është një këngë kur artisti bën gjithçka për muzikën duke e dhënë paranë, pra centin e fundit për muzikë.

Producent muzikor i këtij albumi është Armend Rexhepagiqi kurse orkestrimin e të gjitha këngëve e kanë bërë Fatjon Miftari dhe Yll Limani. Të gjitha tekstet e këngëve i ka shkruar Aida Baraku.

Si zakonisht me stilin e Leonorës është marrë Valdrin Sahiti. /GazetaExpress/