Ilir Ibrahimi: Bizneset në Kosovë janë para mbylljes, janë mbështetur për muri - Gazeta Express
string(76) "ilir-ibrahimi-bizneset-ne-kosove-jane-para-mbylljes-jane-mbeshtetur-per-muri"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 21:03

Ilir Ibrahimi: Bizneset në Kosovë janë para mbylljes, janë mbështetur për muri

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 21:03

Analisti Ilir Ibrahimi vlerëson se asgjë nuk është bërë për ekonominë në Kosovë. Ai tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Ai tha se bizneset janë mbështetur për muri.

Lexo Edhe:

“Nuk kemi parë ndonjë masë që është marrë nga Qeveria. Sektori privat është në një situatë shumë të vështirë dhe kjo tanimë ka filluar të ndihet tek bisneset e vogla sepse ato mbyllen së pari, kemi rritje të mbylljes së bizneseve. Sepse bizneset e mëdha kanë potencial t’i bëjnë ballë pak më gjatë. Efektet ekonomike nuk janë të menjëhershme e kërkojnë një kohë, pra i kanë rezistu dhe tani janë për mbështetje për muri dhe e vetmja që mund të bëjmë tani është mbyllja e tyre, këtu jemi në ekonominë kosovare”, tha Ibrahimi në Pressing, transmeton Express.

“Mundësitë e humbura janë të mëdha, nëse shohim Shqipërinë ka rritje, Shqipëria është duke vrapuar. Ndërkohë ne jemi duke stagnuar apo shkuar mrapa”, u shpreh ai.