Arifi në të ardhmen e afërt nevojitet ligj që dënon me 5 vite burgim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe anti-amerikanizmin - Gazeta Express
string(115) "arifi-ne-te-ardhmeneafert-duhet-ligj-qe-denon-me-5-vite-burgim-njollosjen-e-luftes-se-uck-se-dhe-anti-amerikanizmin"

Arifi në të ardhmen e afërt nevojitet ligj që dënon me 5 vite burgim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe anti-amerikanizmin

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 18:51

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në të ardhmen në Kosovë duhet të ketë ligj që dënon me 5 vite burg njollosjen e luftës së UÇK-së, si dhe anti-amerikanizmin.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh “pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV”.

Lexo Edhe:

“Në të ardhmen e afërt, pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV-së, do të kisha propozuar në legjislacionin e ri një ligj ku parasheh denime deri në 5 vite burgim për gjithë ata që publikisht njollosin luftën e lavdishme apo edhe vetë UÇK-në, propagandojn apo zhvillojnë anti-amerikanizëm”, ka shkruar ai në “X”, të mërkurën. /Gazeta Express