Aridon Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade - Gazeta Express
string(54) "aridon-bllaca-largohet-nga-gjilani-pas-gati-nje-dekade"

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 22:27

Aridon Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 22:27

Portieri kosovar Aridon Bllaca ka konfirmuar ndarjen me klubin e Gjilanit, duke i dhënë fund një kapitulli që zgjati pothuajse dhjetë vjet.

Gardiani e bëri të ditur vendimin përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku theksoi se largimi vjen si pjesë e një hapi të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës së tij.

Bllaca iu bashkua Gjilanit në moshë të re dhe u largua si një nga figurat më të qëndrueshme të skuadrës ndër vite. Në mesazhin e tij, ai falënderoi drejtuesit e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozërinë “Skifterat”, të cilët i cilësoi si mbështetje konstante që nga dita e parë, shkruan Gazeta Express.

Portieri u shpreh se do t’i mbajë me vete momentet më të bukura me fanellën kuqebardhë dhe nuk përjashtoi mundësinë që rrugët me Gjilanin të kryqëzohen sërish në të ardhmen. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement