Arbeloa e komenton humbjen shokuese e turpëruese të Real Madridit - Gazeta Express
string(65) "arbeloa-e-komenton-humbjen-shokuese-e-turperuese-te-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

15/01/2026 9:31

Arbeloa e komenton humbjen shokuese e turpëruese të Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

15/01/2026 9:31

Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka komentuar humbjen e turpshme dhe shokuese që “Los Blancos” e pësuan mbrëmë nga Albacete në Copa del Rey.

“Mbretërit” u mposhtën në minutat shtesë nga ekipi i divizionit të dytë të futbollit spanjoll, i cili e regjistroi një fitore historike 3:2, shkruan “Gazeta Express”.

Pas lojës, trajneri i madrilenëve e mori përgjegjësinë për këtë humbje, ndërsa i përgëzoi lojtarët për angazhimin, përkundër humbjes.

“Në këtë klub, edhe barazimi është i keq — imagjino një humbje si kjo. Është e dhimbshme. Na dhemb të gjithëve, aq më shumë kur ndodh ndaj një skuadre të një kategorie më të ulët…”

“Nëse dikush është përgjegjës dhe fajtor për këtë rezultat, është qartë se j unë — unë i kam marrë vendimet për përbërjen, se si donim të luanim dhe ndryshimet.”

“Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët për mënyrën se si më mirëpritën dhe për përpjekjen e angazhimin që e bënë sot.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement