Arbana Osmani lë spitalin bashkë me Diellin, në shtëpi e pret një surprizë e bukur - Gazeta Express
string(81) "arbana-osmani-le-spitalin-bashke-me-diellin-ne-shtepi-e-pret-nje-surprize-e-bukur"

Arbana Osmani lë spitalin bashkë me Diellin, në shtëpi e pret një surprizë e bukur

Gazeta Express

23/10/2020 13:47

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani ka disa ditë që është bërë nënë për herë të dytë.

Të gjithë të afërmit e prezantueses duken të lumtur e shumë të emocionuar, këtë e ka bërë të ditur edhe shoqja e ngushtë e Arbanës Xhemi Shehu.

Lexo Edhe:

Para pak ditësh Xhemi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram duke treguar se është rrugës bashkë me një arushë shumë të madh drejtë vogëlushit, shkruan Gazeta Express.

Shoqja e ngushtë si duket ka menduar edhe për një dhuratë tjetër të veçantë: byzylyk floriri, me simbolin e diellit në qendër.

 Së fundmi, Xhemi ka postuar një foto ku shihet krahë Arbanës, ndërsa vëmendje tërheq organizimi i festës së mirëseardhjes së Diellit në shtëpi.

Tullumbace nga më të ndryshmet dhe plot kafshë prej pelushi kanë qenë detajet festive për të mirëpritur vogëlushin.

“Lumturi”, ka shkruar Xhemi, duke shprehur kështu entuziazmin për Arbanën, në foto duket një dekor vërtetë i veçantë për Diellin./Gazeta Express/

View this post on Instagram

#happiness ? @arbanao

A post shared by ????? ????? (@xhemishehu_) on