Arbana Osmani flet për herë të parë pas Big Brother, a do të rikthehet në ekran? - Gazeta Express
string(78) "arbana-osmani-flet-per-here-te-pare-pas-big-brother-a-do-te-rikthehet-ne-ekran"

Arbana Osmani flet për herë të parë pas Big Brother, a do të rikthehet në ekran?

Rozë

Gazeta Express

29/03/2024 15:13

Arbana Osmani së fundmi ka qenë e ftuar në Podcast-in ‘Episode Big’ të gazetares Mira Kazhani, ku flet për hapat e parë të karrierës së saj.

Edhe pse jo shumë herë e kemi parë në intervista, Arbana ka vendosur t’iu përgjigjet disa pyetjeve, por edhe ca thashethemeve me të cilat është përballur.

Lexo Edhe:

Në pyetjen se a do të rikthehet prapë në ekran, në mediumin ku punonte apo në çdo ekran tjetër të mundshëm të Shqipërisë apo të Kosovës.

“Vetëm sepse jemi personazh publik, nuk na detyron të japim përgjigje për zgjedhje tona profesionale ose personale. Nuk e ndjej të nevojshme që të jap përgjigje për të gjitha narrativat apo për të gjitha teoritë konspirative që shkruhen nga mëngjesi deri në darkë, sepse në qoftë se do ta bëja këtë, do të merresha vetëm me këtë punë. Jam përpjekur të fokusohem tek gjërat që mua më bëjnë të lumtur, që më japin qetësi shpirtërore sepse fatmirësisht pas kaq shumë vitesh punë, e kam luksin ta bëj këtë gjë dhe dua ta shijoj këtë periudhë, ta shijoj jetën time sot”, është shprehur Arbana.

Arbana Osmani tregoi se këtë periudhë është fokusuar më shumë në jetën e saj private.