Apple prezanton iPad Air të ri, që duket si iPad Pro – kushton 599 dollarë - Gazeta Express
string(74) "apple-prezanton-ipad-air-te-ri-qe-duket-si-ipad-pro-kushton-599-dollare-ge"

Gazeta Express

15/09/2020 20:09

Apple prezanton iPad Air të ri, që duket si iPad Pro – kushton 599 dollarë

Gazeta Express

15/09/2020 20:09

Apple ka prezantuar sot një iPad Air të ri, që ngjason shumë me iPad Pro.

Është një ndryshim i rëndësishëm dizajni nga Air i deritashëm, i cili është risjellë në jetë vitin e kaluar, duke hyrë ndërmjet iPad’it bazik dhe iPad Pro.

Lexo Edhe:

Air i vitit të kaluar ishte më i trashë dhe kishte një pullë për “Touch ID”, por i riu është dukshëm më i hollë dhe ka ekran mbi tërë sipërfaqen e përparme.

Apple ka përdorur një ekran më të madh prej 10.9 inçësh “Liquid Retina” (me rezolucion 2360 x 1640) për iPad Air të ri.

Për ta realizuar këtë, Apple e ka zhvendosur sensorin e gjurmëve të gishtave në pullën e ndezjes sipër.               

Brenda iPad Air të ri do të jetë çipi i fuqishëm A14 Bionic, me CPU prej gjashtë bërthamash, dhe 11.8 miliardë tranzistorë.

Apple premton se performanca e iPad Air të ri do të jetë 40 për qind më e shpejtë sesa e paraardhësit.

iPad Air do të vijë me portin USB-C, sikurse iPad Pro, dhe do të përkrahë mbushjen prej 20W.

Sikurse Pro, Air i ri do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapikselësh, ndërsa kamera e përparme do të jetë prej 7 mp.

iPad Air i ri do të shitet me çmim fillestar prej 599 dollarësh. Do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm. /Express/