AP: SHBA-ja dhe Irani sinjalizojnë se do të kthehen në Pakistan për bisedime armëpushimi - Gazeta Express
string(87) "ap-shba-ja-dhe-irani-sinjalizojne-se-do-te-kthehen-ne-pakistan-per-bisedime-armepushimi"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 14:41

AP: SHBA-ja dhe Irani sinjalizojnë se do të kthehen në Pakistan për bisedime armëpushimi

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 14:41

Associated Press raporton se dy zyrtarë rajonalë kanë thënë se SHBA-të dhe Irani kanë treguar se do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh për armëpushim në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.

Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve se “ndërmjetësuesit e udhëhequr nga Pakistani” morën konfirmim se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe kryetari i parlamentit të Iranit Mohammad Bagher Ghalibaf, do të mbërrijnë në Islamabad nesër në mëngjes për të udhëhequr ekipet e tyre në bisedime.

Transmetuesi shtetëror i Iranit më parë hodhi poshtë “thashethemet” rreth largimit ose mbërritjes (kohës) së delegacionit që po përhapeshin nga “burime ndërkombëtare dhe rajonale” të paidentifikuara.

Dje në mbrëmje, Ghalibaf tha në një postim në mediat sociale se vendi i tij nuk do të merrte pjesë në negociata ndërsa ishte nën kërcënim – dhe paralajmëroi se ata ishin “të përgatitur të zbulonin karta të reja në fushën e betejës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement