Anulohet turneu i famshëm i tenisit, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(58) "anulohet-turneu-i-famshem-i-tenisit-shkaku-i-koronavirusit"

Anulohet turneu i famshëm i tenisit, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

09/03/2020 8:42

Turneu i Indian Wells është anuluar për shkak të shqetësimeve se mund të shpërndahet sëmundja ngjitëse, koronavirus.

Ky turne, i cili është ndër më të mëdhenj dhe më prestigjiozet pas atyre grand slam, duhej të niste këtë javë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zyrtarët shëndetësore në Kaliforni kanë thënë se ekziston rrezik i madh i shpërndarjes së këtij virusi nëse mbahen tubime të mëdha siç është ky turne, në të cilin marrin pjesë mijëra tifozë të tenisit.

“Jemi të gatshëm ta mbajmë turneun në një datë tjetër dhe do t’i shikojmë mundësitë”, ka thënë drejtori i turneut, Tommy Haas.

Shumica e tenistëve kryesorë, përfshirë numrin dy të botës, Rafael Nadal, kanë mbërritur në Kaliforni tashmë.

Faza kualifikuese duhej të niste të hënën, pra sot, ndërsa ndeshjet e rrethit të parë të mërkurën.

Ky turne tërheq më shumë se 400 mijë tifozë çdo vit në Indian Wells. /Gazeta Express/