Anulohen garat e grupmoshave të reja në basketboll - Gazeta Express
string(50) "anulohen-garat-e-grupmoshave-te-reja-ne-basketboll"

Gazeta Express

10/06/2020 10:44

Anulohen garat e grupmoshave të reja në basketboll

Gazeta Express

10/06/2020 10:44

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare më 10 qershor 2020 ka marrë vendim që të anulojë garat në të gjitha grupmoshat e reja për edicionin 2019/2020 dhe me këtë rast nuk do të shpallen kampionët e këtyre kompeticioneve.

Lexo Edhe:

“Vendimet për ndërprerjen dhe më pas anulimin e garave në të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe vendimet e datës 31 mars dhe 19 maj 2020, janë marrë duke pasur në vëmendje dhe radhë të parë shëndetin e basketbollistëve/eve, trajnerëve, punëtorëve sportiv dhe të gjithë akterëve të përfshirë në organizimin e garave të basketbollit, si dhe karakteristikat e sportit tonë, zhvillimi i të cilit është i pamundur në kohë kur pandemia globale po vazhdon që të jetë e pranishme në Kosovë”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.

Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës. /Gazeta Express/